
Gjykata penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në kërkim për rrëmbimin e 34 vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.
Zyferi u arrestua nga policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit. Ky i fundit në sallën e gjyqit këtë të mërkurë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore ka dyshime se 35 vjeçari të jetë vrarë.