
Në emisioni INFO10 në Kanal10, avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Brendshëm i ka gjuajtur me gur policët e Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se meqë ai i ka sulmuar më parë policët e Kosovës ishte ironike t’i shihnte atë në vizitë tek polici i plagosur mbrëmë.
“Ishte shumë ironike vizita e tij sot te polici që ishte i plagosur edhe i uronte shërim edhe tha se me kësi polic mbahet shteti, dhe më ra në mend se po ky kryeministër bashkë me ministrin e brendshëm i ka gjuajtur me gur dhe i ka lënduar”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rrëshqitur nga një dialog politik në një problem të sigurisë në veri.
Ai më tej ka thënë se kurrë më pak nuk ka pasur sovranitet në veriun e vendit sepse prezneca fizike nuk sjell sovranitet.
“ Mendoj se Qeveria ka rrëshqitur nga problemi i dialogut politik dhe integrimit të serbëve qoftë edhe përmes Bashkësisë së Komunave Serbe që po e kërkon SHBA-ja dhe BE-ja, e ka krijuar problemin e sigurisë, dhe sot republika e Kosovës, kurrë ma pak nuk ka pasur sovranitet në veri se sonte, sepse prezenca fizike e Policisë së Kosovës nuk krijon sovranitet, soranitet krijon integrimi i serbëve, njohja e tyre në sitemin tonë juridik”, ka thënë ai më tej.
Kujtojmë se veriu, specifikisht Mitrovica e Veriut është përballur së fundmi me sulme me bomba.
Zgjdhjet komunale që janë planifikuar të mbahen atje tashmë janë nën shqyrtim dhe presidentja Osmani ka thënë se do të ketë vendim në dy-tri ditë.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve. / Gazeta10