
Një shtëpi është kapluar nga zjarri herët në mëngjes, në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Raportohet se ekipet e zjarrëfikësve kanë dalë me kohë në vendin e ngjarjes dhe se të njëjtit ende janë duke intervenuar për ta fikur zjarrin.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë së Kosovës.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur që ta shuajnë zjarrin që në orët e para të mëngjesit të së martës e kishte kapluar një shtëpi në afërsi të oborrit të QKUK-së.
Në vendin e ngjarjes sipas dëshmitarëve kanë arritur me kohë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.
Malë Gashi, zëvendësueskomandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka konfirmuar se nuk ka pasur persona të lënduar si pasojë e zjarrit, duke shtuar se kanë intervenuar në kohë shumë të shpejtë pas marrjes së informatës për zjarr në këtë lagje.