Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zubimendi ndryshon mendje, e dëshiron transferimin te Liverpooli në vitin e ardhshëm

Gazeta10
19 September 2024 - 16:41

Martin Zubimendi në merkaton e verës ishte afër të bënte hapin e madh në karrierë, por në fund vendosi që të qëndrojë te Real Sociedadi.

 

Mesfushori spanjoll duket se është penduar për këtë zgjedhje të bërë dhe se tanimë dëshiron që të kalojë te Liverpooli.

 

Madje ky transferimin mund të ndodhë që në janar, me mesfushorin që është i hapur për një lëvizje në Mbretërinë e Bashkuar.

 

25-vjeçari po kalon në formë shumë të mirë tash e disa sezone me Sociedadin dhe është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Spanjë.

 

Zubimendi ishte pjesë e Spanjës në “EURO 2024”, ku edhe u shpallën kampion të Evropës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.