Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zv. ministri i Ekonomisë dhe kreu i Bordit të ZRRE-së Fejzullahu u shmangen pyetjeve për shtrenjtim të rrymës

Gazeta10
25 March 2025 - 13:03

Pavarësisht nga paralajmërimet për një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike deri në 15%, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, të pyetur nga mediat, nuk kanë dhënë përgjigje të qarta lidhur me këtë çështje.

Gjatë Konferencës së Tretë Vjetore të CorrWatch, ata u pyetën nëse qytetarët duhet të përgatiten për një shtrenjtim të rrymës, por të dy shmangën një përgjigje konkrete.

Zëvendësministri Mjeku iu shmang pyetjes, duke ia adresuar atë kryesuesit të ZRRE-së.

“E keni në panel kryesuesin e ZRRE-së”, u përgjigj ai shkurt.

Ndërsa, Fejzullahu tha se për këtë çështje do të mbajnë një konferemcë për media.

“Sot e kemi një konferencë. Nëse duani më vonë është mbledhja e bordit, edhe diskutojmë për tarifat e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.