
Qindra serbë po vazhdojnë të protestojnë përpara komunës së Zveçanit Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Situatë më e tensionuar është raportuar të jetë ende në komunën e Zveçnit ku qytetarët e grumbulluar në mënyrë të dhunshme janë përleshur me zyrtarë të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës.
Ata po kundërshtojnë zgjedhjen e kryetarëve të rinj të këtyre komunave, duke ua pamundësuar atyre edhe qasjen e lirë nëpër zyrat e objekteve komunale.
Nga ekipet e Kanal10 është raportuar se në Mitrovicën veriore nuk ka pasur organizim të protestave dhe ende vazhdon të valojë flamuri i Kosovës.
Rikujtojmë se protestat në Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan është organizuar nga Lista Serbe./Gazeta10