
14 persona janë lënduar të martën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të përfshira në këtë aksident kanë qenë katër vetura dhe janë lënduar shtatë burra dhe shtatë gra, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.