
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen në Suharekë, ku u plagos një polic dhe një tjetër mbeti i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi. Ajo ka thënë se të arrestuarit janë duke u intervistuar.
“Janë arrestuar dy personat që dyshohet të kenë pasur lidhje me grabitjen në komunën e Suharekës. Të njëjtit janë duke u intervistuar. Më pas do të shohim se si do të veprohet tutje”, ka thënë ajo.