Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nënshkruhet memorandumi mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Gazeta10
16 March 2023 - 11:20

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum me Universitetin e Prishtinës për zbatimin e projektit të memoralizimit për fëmijët e vrarë apo zhdukur gjatë luftës gjatë viteve 1998/99.

Çeku para mediave bëri të ditur se ky projekt do të filloj nga ky muaj dhe do të përfundojë në muajin gusht, ndërsa në shtator do të kenë materialin bazë në të cilin do ta shpallin edhe konkursin.

Ndërkaq, i lumtur nga ky projekt u shpreh edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i cili tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë për këtë kategori.

Derisa tha se janë të gatshëm të kontribojnë në dizajnimin sa më të saktë metodik të konceptit në mënyrë që rezultati të jetë dinjitoz dhe proporcional me qëllimin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.