Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim administratorit të “Albkings”, Prokuroria del me apel për të dëmtuarit nga ky grup

Gazeta10
18 Prill 2024 - 15:50

Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në anën tjetër i ka bërë apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup u janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, thuhet në kumtesën për media.

Caktimi i masës së paraburgimit u bë sot pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

“AlbKings” ishte një grup i krijuar në Telegram, në të cilin postoheshin foto e video intime të grave që më pas shërbenin për shantazh. Grupi ishte mbyllur javë më parë, ndërsa të martën u arrestua njëri nga administratorët e këtij grupi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.