Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

30 ditë paraburgim për drejtorin e KEK-ut

Gazeta10
20 April 2023 - 16:30

Gjykata e Prishtinës ka caktuar një muaj paraburgim për kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi i dyshuar për për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” e për “konflikt interesi”.

Sot në departamentin special të Gjykatës Themelore është mbajtur seanca dëgjimore rreth kërkesës së Prokurorisë për caktim e masës së sigurimit të prezencës se të dyshuarit në procedurë.

Shefi i Koroporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.

Krimet Ekonomike bastisën zyrën e Krasniqit në Prishtinë, si dhe dy banesa në pronësi të tij, ku kanë sekuestruar dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.