Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shfaqje spektakolare me dronë në Tiranë (VIDEO)

Gazeta10
14 March 2023 - 21:32

Pas festimeve të Ditës së Verës gjatë gjithë ditës së sotme në Shqipëri, mbrëmja u mbyll me shkëlqimin e dronëve në qiellin e natës që dhuruan spektakël dhe përcollën mesazhe.

Mbrëmja solli një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqjen më të madhe të dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial, të cilat ngjallën interesin e shumë të rinjve.

Qytetarët përcollën me kureshtje dhe shijuan shfaqjen e dronëve në qiellin e natës, ndërsa festimet kulmuan me këtë paraqitje të pazakontë.

Shfaqja ishte pjesë e 100 aktiviteteve të përgatitura për Ditën e Verës në kryeqytet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.