Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Liberalizimi i vizave, Kurti takon eurodeputetin Reuten: Kosovarëve t’iu jepet perspektiva evropiane

Gazeta10
16 March 2023 - 16:33

Kryeministri Albin Kurti e ka takuar në Strasbourg raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Thijs Reuten.

Sipas njoftimit të ZKM’së, eurodeputeti holandez e ka përgëzuar Kosovën për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse si dhe përparimin e bërë në zhvillim ekonomik, demokratizim e sundim të ligjit.

Kurti e ka ftuar eurodeputetin që ta vizitojë Kosovën në muajt në vijim.

“Duke e ftuar eurodeputetin Reuten që ta vizitojë vendin tonë në muajt në vijim, Kryeministri Kurti e falënderoi për takimin dhe diskutimet e shpeshta, produktive e të frytshme me të dhe eurodeputetët socialdemokratë”, thuhet në njoftim.

Në takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.