Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Kosova konstruktive në dialog – Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Gazeta10
19 March 2023 - 16:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndaj Serbisë nuk ka asnjë pritje sa i përket mosnënshkrimit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Osmani për dakordimin e arritur dhe aneksin e marrëveshjes bazë të arritur në Ohër dje, ka thënë se Kosova është dëshmuar se është e vetmja palë që është treguar konstruktive dhe e interesuar për paqe dhe stabilitet.

“Pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse.  Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet. Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme”, ka thënë Osmani. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.