Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti kërkon nga ndërkombëtarët të marrin masa kundër Serbisë: Plani i zbatimit do duhej të niste dje

Gazeta10
21 March 2023 - 11:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plani i zbatimit të marrëveshjes do duhej të niste që nga dje (e hëne), por që kjo sipas tij nuk është bërë për fajin e Serbisë. E ndaj kësaj të fundit, Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të marrin masa, raporton Gazeta10.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillonte qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë se ka një afat se kur duhet të fillojë marrëveshja së zbatuari. Edhe marrëveshja bazë edhe plani i zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është marrëveshje por unë pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë e cila kur mbahen takimet thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë”, u shpreh Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.