Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Arianit Jakupi rikthehet në krye të Odës së Farmacistëve

Gazeta10
21 March 2023 - 21:57

Gjyqi i Nderit i Odës së Infermierëve të Kosovës e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Odës së Infermierëve, Arianit Jakupit. Kështu ka bërë të ditur vet Jakupi. Rrjedhimisht ai do të rikthehet në krye të Odës së Farmacistëve.

“Sot kam pranuar vendimin nga Gjyqi i Nderit i cili ka aprovuar ankesën time në tërësi duke anuluar kështu si të jashtëligjshëm vendimin për mocionit të mosbesimit i cili ishte thirrur në shkelje statutare dhe ligjore”, ka thënë Jakupi.

“Dua të falenderoj të gjithë kolegët dhe miqtë që i kanë besuar punës time të drejtë por edhe të gjithë strukturës së OFK edhe nga mandati i kaluar por edhe në këtë mandat. Gjithashtu dua të falenderoj anëtarët e gjyqit të nderit për vendim të paanshëm dhe profesional lidhur me çështjen për të cilën kam bërë ankesën.”, thuhet në njoftim Odës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.