Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarm pas alarmi për bombë në Aeroport, sërish nuk gjendet asgjë e dyshimtë

Gazeta10
26 March 2023 - 22:33

Edhe sonte u raportua për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, mirëpo Policia e Kosovës pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente të Policisë nuk është gjet asgjë e dyshimtë, raporton Gazeta10.

Në një përgjigje për gazeta10, Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka deklaruar se Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Kujtojmë që alarme të tilla të rrejshme janë duke ndodhur tash e sa herë dhe pas kontrolleve në secilin rast kishte dalë që kanë qenë alarme të rrejshme.

Deri me tani nuk është raportuar se është identifikuar ndonjë person që lidhet me këto alarme. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.