
Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy personave mbrëmjen e sontme rreth orës 20:20 në rrugën ‘Qamil Hoxha’ në Prishtinë.
Ka konfirmuar kështu për Gazeta10, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se të dy personat e plagosur janë dërguar për të marrë tretman mjekësor.
Ndërsa personat e dyshuar, Ahmeti thotë se janë identifikuar nga Policia dhe janë në kërkim të tyre që ndodhen në arrati.
“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.”, tha Ahmeti për Gazeta10.
Ajo ka theksuar se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. /Gazeta10