Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Pazar pahanxhi”- Bahtiri: Marrëveshja e Ohrit do të dështojë

Gazeta10
28 March 2023 - 21:06

Anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka komentuar marrëveshjen e Ohrit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta10.

Bahtiri që është ende pjesë e VV-së, ka thënë se kjo është një marrëveshje që do të dështoj.

“Për të ditë se kush ka fituar duhet me u realizua ato që janë biseduar e premtuar nga dy liderët. Unë mendoj se kjo konferencë, apo ky takim ka qenë i jovullnetit të mirë prej dy liderëve. Sigurisht që po (kanë shkuar të detyruar). BE ka bërë një pazar pahanxhi. Mendoj se kur të ulen me bisedu dy njerëz që përfaqësojnë dy shtete duhet të sqarohen secila pikë pastaj me u pajtu po apo jo. Kwta i kanë shku përfaqësisht dhe nuk është pjesa kryesore me të cilën do të pajtohen dy liderët dhe unë mendoj se kjo do të dështoj.”, ka thënë Bahtiri në “Politiko”.

Bahtiri, ka thënë se mendon se kjo marrëveshje s’do të ketë rezultat pikërisht për dy arsye, që është Asociacioni dhe njohja e Kosovës nga Serbia.

“Çështja e Asociacionit është numër 1 dhe së dyti është që Serbia duhet të kuptoj një herë e përgjithmonë se Kosova është shtet i pavarur. Këto dy pika që janë shumë të rëndësishme në këtë marrëveshje asnjëra s’u shku deri në fund me ditë ku përfundojnë.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.