
Janë arrestuar 3 persona në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, nën dyshimin për mundësim apo detyrim në prostitucion dhe armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta10.
Sipas raportimit të Policisë arrestimi ka ndodhur dje dhe si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë.
“Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 29.03.2023-18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar”. /Gazeta10/