
Dy persona janë arrestuar ditën e mërkurë në Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” pas që të njejtit kanë sulmuar zyrtarin policor, raporton Gazeta10
Sipas raporti polici dy persona janë arrestuar pasi të njejtit kanë sulmuar zyrtarin policorë gjatë kryerjes së detyrës.Viktima ka pësuar lëndimët trupore dhe është dërguar në QKUK.
“Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” Prishtinë 29.03.2023 – 07:55. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta10