Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazoviq uron Milatoviqin: Presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi

Gazeta10
02 April 2023 - 22:11

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, e ka uruar Jakov Milatoviqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Abazoviq tha se Milatoviq, është presidenti i parë evropian i Malit të Zi.

“Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!”, tha Abazoviq.

Sonte Jakov Milatoviq, arriti të triumfoj në zgjedhjet presidenciale kundër Milo Gjukanoviq, i cili e ka drejtuar Malin e Zi deri më sot.

Milatoviq siguroi mbi 60 për qind në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.