Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Tokë me nda nuk kam. Hasmi …. samës”, Çfarë i dhuroi Arben Ahmeti – Matoshit, nga Haga?

Gazeta10
04 April 2023 - 1:05

Debatin mbi rrjedhën e seancës së parë gjyqësore të shqyrëtimit të rastit ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së sot nga Specialja, e ndërpreu një moment nga studio e Politikos në Hagë.

Panelistët e debatit që ishin të vendosur në ambientin e improvizuar të një hoteli në Hagë, kishin një “surprizë” për publicistin njëheresh komentatorin e Politikos, Halil Matoshin.

Arben Ahmeti derisa tregoi për marshin e sotëm të diasporës në Hagë, tha se bluzën që kishte pranuar sot si dhuratë nga mërgata me disa vargje nga poeti Ali Podrimja, do t’ia sjellë Matoshit në Prishtinë.

“Tokë me nda nuk kam. Hasmi në p… t’samës. Me vdekë duhet mësue. Qençe nuk jetohet ma!”, ishin të shkruara vargjët e shkëputura nga poezia e Podrimës.

“Më shumë sesa çdokush prej neve, e meriton presidenti Matoshi.”, i tha Ahmeti – Matoshit.

Ai pasi pranoi dhuratën, e ndërlidhi atë me veprën dhe kontributin e Podrimës për lirinë e vendit.  

“Po e pranojë, se jam me vokacion poet. Dhe Podrimja ka qenë poet kombëtar që i ka parapri lirisë së Kosovës”, tha Matoshi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.