
Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e së martës si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës.
Të dy aksidentet kanë ndodhur përkatësisht në Veternik, raporton Gazeta10.
Si pasojë e këtyre aksidenteve është bllokuar edhe rruga.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Rikujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes përshkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës. /Gazeta10
