
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim Përfaqësuesin Special të Shhteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar si dhe të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në orën 14:00, raporton Gazeta10.
Ky lajm është bërë i ditur nga presidenca.
Dy përfaqësuesit perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, do ta takojnë edhe opozitën në Kosovë.
Këto takime po zhvillohen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi javën e kaluar në Bruksel për çështjen e targave dhe dokumenteve të kalimit.
Qeveria e Kosovës ka paralajamëruar se më 1 shtator do të fillojnë zbatimin e masave të reciprocitetit. Kujtojmë se para një muaji, kjo temë ka nxitur tensione dhe destabilizim në veriun e Kosovës. / Gazeta10