Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Papa Françesku me thirrje për shmangien e ndonjë fatkeqësie bërthamore në Zaporizhzhia

Gazeta10
24 August 2022 - 12:42

Papa Françesku ka bërë thirrje të mërkurën për shmangien e ndonjë fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia, raporton Gazeta10

Ai po ashtu ka kërkuar që ndalet lufta në Ukrainë.

Këtë thirrje Papa Françesku e ka bërë në audiencën e tij të përgjithshme javore.

“Shpresoj se do të ndërmerren hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës dhe për të shmangur rrezikun e një fatkeqësie bërthamore në Zaporizhzhia,” tha Françesku në audiencën e tij të përgjithshme javore.

Ai ka thënë se për luftën paguajnë të pafajshmit.

“Të pafajshmit paguajnë për luftën, të pafajshmit,” ka thënë ai më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.