Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani uron Pashkët: Fuqia e shpresës dhe besimit triumfon mbi sfidat më të mëdha

Gazeta10
09 April 2023 - 9:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me gëzim e begati.

Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Për shumë mote, gëzuar Pashkët”, ka shtuar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.