Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shala për Hillin: Serbia nuk rregullohet kështu, ajo veç bëhet më agresive

Gazeta10
24 August 2022 - 21:08

Komementatori politik, Krenar Shala është shprehur i befasuar me deklaratën e ish-ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili lavdëroi qasjen e Serbisë karshi dialogut me Kosovën, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë se më këtë qasje Hill, vetëm do të bie në grackën e Serbisë, pasi sipas tij, kjo e fundit sërish do të vazhdoj t’i mashtroj.

“Ambasadori Hill nuk është duke dhënë deklaratë korrekte. Jam i frikësuar me këtë qasje, me krejt ata që po mendojnë se Serbia rregullohet kështu. Ai ka qenë diplomatë karriere dhe nuk i kujtohet pse e kanë bombardu Serbinë. Me zor nuk mundesh me i harru këto ngjarje. Hilli po ma qon mallin si Edi Rama. E , Serbia me këtë lojë i mashtron ndërkombëtarët”, tha Shala në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.