Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shembet dheu në Veternik, bllokon shtegun për këmbësorë

Gazeta10
19 April 2023 - 10:37

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në pjesën e lagjes Veternik, është shembur dheu duke pamundësuar qarkullimin e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Këmbësorët detyrohen të kalojnë nga shiriti emergjentë për të arritur në vendin ku duhet të shkojnë.Madje është dëmtuar edhe trotuari i muri mbrojtës në këtë rrugë.

Ekonomia Online ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, por i njëjti ka thënë se kjo rrugë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës

Nga kjo Minisitri nuk i janë përgjigjur interesimit të EO për të marrë më shumë informacione për gjendjen në këtë rrugë.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë pjesë kanë ndodhur dëmtime, madje edhe trotuari ende pa u lëshuar në qarkullim ishte dëmtuar.

Punimet në këtë rrugë në Veternik, kanë filluar në vitin 2017 dhe kanë përfunduar një vit më pas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.