
Andrii Pokrasa po njihet si një hero në Ukrainë, për publikun si “djaloshi i dronëve”, pasi ai ndihmoi një operacion të rëndësishëm ushtarak ukrainas duke përdorur dronin e tij.
“Nëna ime ishte shumë e frikësuar në fillim, por tani ajo është krenare që kemi bërë mirë, që jemi të shëndetshëm dhe që kemi mundur të ndihmojmë.”, tha 15 vjeçari për ABC News, transmeton Gazeta10..
Andrii, 15 vjeç, i ndihmuar nga babai i tij, vuri jetën e tij në rrezik dhe i dërgoi ushtrisë ukrainase koordinatat e avancimit të forcave ruse gjatë ditëve të para të luftës.
Lufta në Ukrainë, e cila ka zgjatur prej gjashtë muajsh, ka pasur një efekt veçanërisht brutal te fëmijët.
Gati 1000 fëmijë janë vrarë ose plagosur gjatë luftës, thotë UNICEF, dhe më shumë se 5 milionë fëmijë ukrainas si në vend ashtu edhe që jetojnë si refugjatë jashtë vendit kanë nevojë për ndihmë humanitare, shkruan ABC News./Gazeta10.