
Bruime të sigurta të Gazeta10 kanë bërë të ditur se sot Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka përjashtuar nga ky subjekt politik deputetin e kësaj partie Haki Abazin.
Ndërkaq i kontaktuar nga Gazeta10, deputeti Abazi ka deklaruar se nuk është njoftuar me një vendim të tillë nga partia, por që të njëjtin e ka kuptuar përmes mediave.
“S’kam informacione sa i përket as ndryshimit të ulësve në Parlament e as për përjashtiminn tim nga GP i VV-së.”, tha Abazi për Gazeta10.
Gjatë ditës së sotme, deputeti Abazi ka akuzuar Grupin Parlamentar të VV-së se kanë dashur të orkestrojnë një përplasje mes tij dhe deputetit tjetër të kësaj partie, Sali Zyba. /Gazeta10