Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Goditën gazetarin në Lezhë, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim

Gazeta10
07 May 2023 - 18:10

Policia në Lezhë gjatë ditës së sotme ka ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim I.(E). A., 35 vjeç dhe P.(L). P., 32 vjeç, banues në Manati.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.