Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

19-vjeçari në Suharekë dyshohet se u vra me armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor

Gazeta10
11 May 2023 - 16:50

Policia e Kosovës (PK) njofton se E.K (19-vjeçar), ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë gjatë manipulimit me armë zjarri, e cila dyshohet se ishte e babait të tij, i cili është zyrtar policor.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se të enjten rreth orës 13:13, viktima është gjetur në banesën e tij me lëndime koke, të shkaktuara nga përdorimi i armës.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e ‘Euro Ing’ është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004), në banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar Lëndime trupore të natyrës së rëndë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar, është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas Policisë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një gëzhojë. Arma dyshohet se i përket zyrtarit policor, përkatësisht babit të viktimës, i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori  dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.