Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rivali i Erdoganit tërhiqet nga gara tre ditë para zgjedhjeve: Po e bëj për vendin tim

Gazeta10
11 May 2023 - 17:27

Kandidati presidencial turk, Muharrem Ince është tërhequr nga gara tre ditë para zgjedhjeve qendrore. Mediat e huaja shkruajnë se kjo ishte, një nxitje e mundshme për rivalin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, përpara votimit të së dielës.

Sondazhet treguan se Ince ishte pas një të treti të largët dhe disa figura të opozitës kishin frikë se ai do të ndante votën kundër Erdoganit.

“Unë po tërhiqem nga kjo garë. Unë po e bëj këtë për vendin tim”, tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara.

Ince, i cili kishte numër të ulët të votimeve, u tërhoq mes asaj që ai e karakterizoi si një “fushatë shpifjeje” kundër tij.

“Nuk dua të më fajësojnë mua kur humbasin”, tha ai duke iu referuar opozitës kryesore.

Partia e tij “Atdheu” do të mbetet në garën parlamentare. “I bëj thirrje secilës familje t’i japë “Partisë Atdheu” të paktën një votë,” tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.