Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Intelektual i pashembullt, i thellë në mendime” – Kurti e përkujton Ukshin Hotin

Gazeta10
16 May 2023 - 11:08

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në 24-vjetorin e zhdukjes së intelektualit Ukshin Hoti, ka thënë se ky është një krim i pazbardhur i Serbisë.

Kurti ka thënë se profesori, Hoti mbetet i paharruar për përkushtimin e pashembullt dhe thellësinë e mendimit, shkruan Gazeta10.

“Pas torturave që i përjetoi si i burgosur politik nga regjimi serb, atdhetari dhe intelektuali Ukshin Hoti u lirua nga burgu në mes të luftës. Më 16 maj 1999, pas lirimit nga burgu i Dubravës, ai u zhduk. Zhdukja e tij është është krim i pazbardhur i Serbisë. Zhdukjet me forcë gjatë luftës në Kosovë ishin pjesë e projektit serb “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve. Sot e gjithmonë, e kujtojmë profesorin e së drejtës ndërkombëtare, Ukshin Hoti. Mbetet i paharruar për përkushtimin e pashembullt, thellësinë e mendimit dhe madhështinë e thjeshtësisë së tij. Me mungesën e madhe për të, nderojmë jetën dhe veprën e Ukshin Hotit.”, shkroi ai.

Tutje, i pari i vendit ka përmendur edhe Deklaratën për Personat e Zhdukur, duke shtuar se Serbia pas 24 vitesh e pranoi krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.