Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dashtë Zoti të përfundojë më shpejtë” – Lekaj për 53 milionëshin: I besoj drejtësisë

Gazeta10
17 May 2023 - 23:58

Në emisionin “Prime Time”, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj foli edhe për procesin e tij gjyqësor duke thënë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejtë.

Lekaj tha se quditet se si vetëm atij iu ngrit akuza kur ishin disa ministra që morën vendimin për 53 milionëshin, raporton Gazeta10.

Sipas tij nëse ai nuk do të nënshkruante atë vendim atëherë Kosova do të paditej në arbitrazh dhe do të detyrohej që të paguante shumë më shumë.

Lekaj tutje tha se i beson drejtësisë dhe se procesi po shkon pa vonesa.

“Tani janë duke u intervistuar dëshmitarët e pastaj do të shpallet vendimi, tha Lekaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.