
Një vajzë 2-vjeçare dhe një grua shtetase e huaja janë sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë.
Dy vjeçarja siç raporton Koha është sulmuar të dielën në sheshin e Prishtinës duke marrë lëndime të lehta dhe më pas është dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësore, shkruan Gazeta10.
Ndërsa sulmin e shtetases së huaj nga qentë endacakë sot e ka konfirmuar në Facebook, gazetari i RTK-së Bashkim Vishaj i cili ka publikuar edhe fotografitë, teksa shihet gruaja duke marrë trajtim në këmbë nga ekipet e Emergjencës në Prishtinë, ku edhe ishte kafshuar nga ata.
Lajmi në përditësim…


