Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Top Channel i vendos titra shqip filmit nga Kosova

Gazeta10
23 May 2023 - 21:51

Televizioni kombëtar në Shqipëri “Top Channel” i ka vendosur titra filmit prodhim nga Kosova “Rrushe” i cili ka nisur të transmetohet.

Ky veprim ka nxitur reagime të gazetarëve e profesorëve universitar.

Gazetari shqiptar Ermal Mulosmani me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasimin mes fjalëve të folura në film dhe titrave të përkthyer.

Ironia e situatës? – televizioni po përkthen në gjuhën shqipe një film në shqip të Kosovës.

“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” – ka shkruar Mulosmani në Facebook.

Ndërsa profesori Rrahman Paçarizi e ka quajtur “paragjykim e rast studimi” titrimin nga gjuha shqipe në shqip.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.