
Policia e Kosovës tha se në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata është e qetë.
Veton Elshani nga Policia e Kosovës i tha REL se situata në veri është stabile dhe se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Ai që shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës.
Më 26 maj, në këto tri komuna grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe.