
I ngarkuari i BE-së me politikë të jashtme, Josef Borrell përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për takimin me kryeministrin Kurti në Brastisllavë, raporton Gazeta10.
Gjatë takimit ata kanë diskutuar për situatën në veri, raporton Gazeta10.
Sipas tij situata aktuale në veri është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.
“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10