
Nëna e Marigona Osmanit e cila është parë prezente në sallën gjyqësore të Gjykatës Themelore të Ferizajit ku po mbahet gjykimi nuk ka pranuar t’i shohë pamjet nga banesa e Dardan Krivaqës, të akuzuarit për vrasjen e bijës së ndjerë.
Pamjet do të shfaqeshin në seancë të mbyllur, teksa dyshohet të jenë kur Krivaqa kreu vrasjen.
“Unë prej fillimit kam thanë, këto pamje nuk nundem me i pa, dasëm me pa është “hata” le më këso pamjesh”, ka deklaruar ajo për Insajderin.
Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “ Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e të ndjerës Marigonës, e kishte detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshiren e saj, pas aktit e kishte dërguar në banjo nga aty në dhomë të gjumit, tutje gjatë dhunës qe kishte pësuar e ndjera kishte humbur aftësinë për rezistencë e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Krivaqa të zhveshur e kishte dërguar në banjë duke shkaktuar dhunë fizike mbi të , ku nga pamjet shihen edhe lëndimet trupore.