
Szymon Marciniak, i cili është caktuar për të arbitruar finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor, më në fund mund të zëvendësohet.
Gjyqtari thuhet se mori pjesë dhe madje foli në një ngjarje të një partie të ekstremit të djathtë polak, e njohur për pozicionet e saj homofobike dhe antisemite.
Vendimi përfundimtar duhet të merret nesër, por sipas të gjitha gjasave gjyqtari polak nuk do ta ketë privilegjin e drejtimit të kësaj finale.
42-vjeçari këtë sezon në Ligën e Kampionëve ka referuar në 7 ndeshje, gjersa këtë sezon ka qenë refer kryesor edhe në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës e
Francës.
Finalja e Ligës së Kampionëve me 10 qershor do të vë përballë skuadrën e Interit me atë të Manchester Cityt.
Finalja e sivjetme luhet në qytetin e Stambollit në Turki dhe stadiumi olimpik “Ataturk” do të jetë nikoqir i saj.