Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in

Gazeta10
04 June 2023 - 14:49

Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Përmes disa pamjeve të publikuara në Twitter, autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

”Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni komando i Komandës sonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz) i caktuar në rajon filloi të shpërngulet në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.