
Policisë së Kosovës i është sulmuar me mjetet të forta një veturë në komunën e Zveçanit nga ‘protestuesit serbë.
Rasti ka ndodhur para disa orëve, ndërkohë që zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Gazetën10 tha se ekipi ishte duke patrulluar në këtë zonë kur u sulmua, por që fatmirësisht nuk ka të lëndua, ka vetëm dëme materiale.
‘’Një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.’’, tha Kelani.
Kujtojmë se sulmet ndaj zyrtarëve policor në veri të vendit pas tenisonimit të situatës nuk janë të pakta, ata po sulmohen nga serbë lokal që po protestojnë dhunshëm./Gazeta10