Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pas takimit me emisarët: Zgjedhjet në veri janë të mundshme në përputhje me ligjin

Gazeta10
06 June 2023 - 20:19

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë takimi me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme.

Osmani tha se me emisarët folën edhe për hapat tutje për paqen dhe stabilitetin në rajon, raporton Gazeta10.

”Në takimin e sotëm me Escobar dhe Lajçak, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë.”, shkroi ajo në Twitter.

Ajo tha se atyre ua theksoi se mosndëshkimi ndaj kriminelëve për dhunën që ushtruan, s’duhet toleruar dhe zgjedhjet e ardhshme janë në përputhje me ligjin.

“Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Po ashtu, nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, tha Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se në takim shprehu edhe përkushtimin e plotë të Kosovës për të vazhduar punën me partnerët e saj për të siguruar sundimin e ligjit në veri të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.