Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haziri thotë se ndërmjetësit e BE-së kanë konfirmuar vullnetin për njohjen reciproke

Gazeta10
29 August 2022 - 23:57

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është konfirmuar vullneti i ndërmjetësve të Bashkimit Europian dhe Deputetëve të Parlamentit Europian për një marrëveshje që ka qëllim njohjen reciproke. 

Ai këtë e tha në Prime Time me Xhemajl Rexhën, raporton Gazeta10. 

Ne e dimë që plani i z.Mustafa i ka pasë 11 pika, plani i z.Hotit i ka pasë 9 pika, Kurti i ka 6. Çështjet që duhet të diskutohen me Serbinë janë të njëjta…Qëllimi duhet të jetë i njëjtë – një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke. Është konfirmuar vullneti nga ndërmjetësit e BE-së, është konfirmuar edhe vullneti politik i Parlamentit Europian, i deputetëve. Është konfirmuar një marrëveshje, kristal e qartë…Z.Borrell e ka përmend njohjen reciproke, Gjermania e ka përmend – njohjen reciproke”, ka thënë Haziri./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.