Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga veriu

Gazeta10
13 June 2023 - 16:46

Policia e Kosovës ka mohuar të ketë pasur tërheqje të njësive policore nga veriu i vendit.

Përmes një njoftimit për media, PK ka bërë të ditur se janë duke i kryer  të gjitha detyrat dhe autorizimet e saja ligjore me qëllim  të ofrimit të sigurisë si dhe ruajtjen e rendit kushtetues në tërë territorin e vendit duke përfshirë edhe komunat veriore.

“Sipas situatës në terren dhe vlerësimeve operacionale të cilat bëhen në vazhdimësi, Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitë policore në terren për të përmbushur detyrat dhe autorizimet e saja ligjore në komunat veriore të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot janë lënduar tre policë të Kosovës në veri gjatë arrestimit të njërit prej të dyshuarve për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.