Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Shtëpia nuk mbahet pa miq” – A është ky mesazhi i presidentes për Kurtin nga Strasburgu?

Gazeta10
14 June 2023 - 12:01

Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka nisur të mërkurën adresimin në Parlamentin Evropian.

Sipas presidentes Osmani, këto fjalë ishin vizioni i popullit të Kosovës, i cili u bë realitet.

“Sot ai vizion i Rugovës, heronjve tanë dhe popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë. Kosova sot është e pavarur. Dhe Kosova sot është një fener i demokracisë”, ka thënë Osmani para eurodeputetëve në adresimin e saj.

“Kosova sot është e lirë, e pavarur  dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë. Lideri ynë vizionar u nderuar nga PE. Kam nderin që të jem presidentja e parë  e Kosovës që flas para PE. Faleminderit për kontributin e pamasë që ky institucion ka dhënë për lirinë tonë. Rugova para këtij institucioni tha se “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, tha tutje Osmani.

Tutje Osmani tha se është “këtu për shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e juaj të palëkundur”. 

Ajo tha se vlerat europiane janë futur thellë në indet e popullit tonë. Ne vazhdojmë të ecim krah përkrah ndërsa luftojmë të ruajmë vlerat tona të përbashkëta. 

“Republika jonë lindi nën himnin e Evropës”- tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.