
Tre zyrtarë patrullues kufitar janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të Kosovës.
Klan Kosova raporton se tani KFOR-i ka arritur në Bare, vendin ku dhe u kidnapuan policët e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për media.
Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që të bëhet lirim i menjëhershëm i tyre, ndërsa i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë. /Gazeta10