
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar aktin e kidnapimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.
Sipas Osmanit, ky akt dëshmon që Serbia po vazhdon ta rrezikojë paqen në rajon, duke vepruar me logjikën e së kaluarës.
“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit. Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima”, reagoi Osmani në një shkrim në Facebook.